Karim Benzema lëndohet në ndeshje

  • A.P /
  • 28 August 2023 - 22:37
Karim Benzema lëndohet në ndeshje

Karim Benzema është zëvendësuar sot për shkak të një lëndimi në kofshë që pësoi në pjesën e parë të ndeshjes që skuadra e tij Al Ittihad e zhvilloi kundër Al – Wehda

Sulmuesi francez u rrezua në pjesën e parë gjatë ndeshjes së Pro Ligës Saudite dhe ju dha ndihma në fushë. Më pas, mjekët vendosën që 35 vjeçari nuk mund të vazhdojë dhe ai u largua me Jotan, një i transferuar tjetër këtë verë nga Al Ittihad, që e zëvendësoi atë në minutën e 42-të.

Zëvendësimi i Benzemas shënoi golin e dytë për skuadrën e tij pasi që Romarinho shënoi golin e parë në pjesën e dytë. 

Benzema dhe Al Ittihad shpreson që lëndimi i tij mos të jetë shumë i vështirë pasi që për kampionët saudit ai është futbollit kyç i skjuadrës së tyre. Ish sulmuesi i Real Madridit ka shënuar një gol dhe ka asistuar në dy të tjerë prej që ju bashkua këtij klubi si transfer i lirë në verë.

(Kosova Sot Online)