“San Siro” i mbushur plot për ndeshjen e 16 shtatorit, derbi Inter-Milan

  • S.A /
  • 30 August 2023 - 14:21
“San Siro” i mbushur plot për ndeshjen e 16 shtatorit,  derbi Inter-Milan

Derbi i parë i “Madonnina-s” për këtë sezon do të luhet më 16 shtator. Sfida e shumë pritur mes Interit dhe Milanit pritet të ketë një audiencë të madhe në “San Siro”, por edhe në ekran në të gjithë botën, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndonëse jemi më shumë se dy javë nga kjo përballje, mediet italiane raportojnë se interesi është shumë i lartë dhe “San Siro” është thuajse “sold out”.

(Kosova Sot Online )