Fiorentina e refuzon Unitedin për Amrabat

  • A.P /
  • 30 August 2023 - 19:14
Fiorentina e refuzon Unitedin për Amrabat

Fiorentina ka vazhduar të mbahet për Sofyan Ambrabat pasi që ata kanë refuzuar një sërë ofertash për mesfushorin, përfshirë edhe një nga Manchester United

Djajtë e Kuq janë konsideruar si favorit për të nënshkruar me mesfushorin maroken këtë verë por klubi nga Serie A kanë raportuar se kanë refuzuar ofertën e tyre të fundit për ta marrë atë në huazim.

Sipas Gianluca Dimarzio, raporti po ashtu ka thënë se Viola ka marrë një numër ofertash për Ambrabat, përfshirë edhe një nga Galatasaray, por që të gjitha i kanë refuzuar.

Sipas The Athletic, United i ka ofruar dy milionë funte për huazim të tij, edhe pse kjo shifër do të paguhej në dy rata. Propozimi përfshinte edhe mundësinë për ta prishur marrëveshjen në janar para se të paguhej pjesa e dytë prej një milion funte.

(Kosova Sot Online)