Chelsea e nis rrugëtimin në Kupën e Ligës kundër Wimbledonit

  • A.P /
  • 30 August 2023 - 20:42
Chelsea e nis rrugëtimin në Kupën e Ligës kundër Wimbledonit

Për një skuadër të Premier Ligës që nuk është në garat europiane këtë sezon, Chelsea e fillon garë për sezonin 2023/24, ku në rrethin e dytë do të përballet kundër Wimbledon të mërkurën

Koha e Mauricio Pochettinos ka filluar me Blutë që u mposhtën me rezultat 3-1 kundër West Ham ku më parë kishin barazuar në ndeshjen e parë me Liverpool. Chelsea arriti fitoren e parë në Premier Ligë duke e mposhtur Luton Town me rezultat 3-0.

Derisa Wimbledoni e ka zgjatur ecurinë e tyre si të pamposhtur në gjashtë ndeshje me barazimin e tyre të fundit 1-1 kundër Forest Green Rovers. Skuadra e Ligës së Dytë angleze e eliminoi nga gara skuadrën e Championship, Coventry City, në rrethin e parë të Kupës së Logës në Angli.

Roberto Sanche ka startuar në portë për Chelsea, edhe pse ishte besuar se në këtë ndeshje do të startonte portieri i ri i Bluve, Djordje Petrovic, derisa befasia qëndron që nga fillimi ka startuar Marc Cucurella që thuhet se mund të kalojë në Manchester United deri në fund të merkatos.

Pochetino po ashtu ka startuar edhe me Diego Moreira, Ian Maatsen, Noni Madueke dhe Bashir Humphreys duke bërë kështu një rotacion të madh.

Befasi është se transferi gati 100 milionësh në janar, Mykhaylo Mudryk nuk ka arritur që të startojë as në këtë ndeshjes. 

(Kosova Sot Online)