Leonardo Bonucci transferohet në Bundesligë

  • S.A /
  • 31 August 2023 - 14:24
Leonardo Bonucci transferohet në Bundesligë

Leonardo Bonucci do ta vazhdojë karrierën në Gjermani. Sipas raportimeve, qendërmbrojtësi ka arritur marrëveshje me ekipin gjerman, Union Berlin, transmeton "Kosova Sot Online ".

Bonucci do të udhëtojë sot për në Berlin.

Kontrata do të jetë deri në qershor 2024, kurse po diskutohet edhe mundësia për zgjatje të kontratës edhe për një tjetër sezon.

(Kosova Sot Online )