Erdogan bëhet gati për takimin me Putinin në Rusi

  • A.P /
  • 31 August 2023 - 14:01
Erdogan bëhet gati për takimin me Putinin në Rusi

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë qytetin rus të Soçit javën e ardhshme për të diskutuar situatën në Ukrainë dhe marrëveshjen e dështuar të grurit mes palëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të dy udhëheqësit thuhet se do të diskutojnë potencialin e “ringjalljes” së marrëveshjes së Detit të Zi, e cila lejoi eksportin e grurit ukrainas përmes detit të kontrolluar nga Rusia, gjatë vizitës të hënën, thanë burimet diplomatike për agjencitë ruse të lajmeve.

Kjo marrëveshje u ndërmjetësua pjesërisht nga Turqia së bashku me Kombet e Bashkuara në 2022.

Që atëherë, Ankaraja ka kërkuar të bindë Moskën që t’i kthehet marrëveshjes.

(Kosova Sot Online)