Struga eliminohet nga Liga e Konferencës

  • A.P /
  • 31 August 2023 - 20:59
Struga eliminohet nga Liga e Konferencës

FK Struga është eliminuar nga Liga e Konferencës nga skuadra islandeze, Breidbaldik me rezultat të përgjithshëm 2-0. Ashtu si ndeshjen e parë Breidbaldik fitoi me rezultat 1-0 për të kaluar tutje në grupe të Ligës së Konferencës. Viktor Karl Einarsson (3’) shënoi golin e vetëm në këtë takim

Goli i hershëm i pësuar qysh në minutën e tretë ka bërë që FK Struga të demoralizohet dhe në njëfarë menyre ta dorëzojë ndeshjen para kohe kundër kampionëve të Islandës, Breidbaldik.

Vendasit e nisën shpejt këtë takim dhe e hutuan mbrojtjen strugane duke kaluar që në minutën e 3-të në epërsi.

Kështu, Viktor Karl Einarsson erdhi të goli i vetëm në këtë takim që e shënoi në fillim të ndeshjes.

Sa i përket statistikave kjo ndeshje ishte e barabartë me një epërsi të lehtë të Strugës në mbajtje të topit prej 51 për qind.

Megjithatë vendasit e tentuan më shumë golin ku patën nëntë tentime për gol, ku tri prej tyre përfunduan në brendësi të kuadratit të portës.

Me këtë fitore, Breidablik kualifikohet tutje për në grupe të Ligës së Konferencës, derisa Maqedonia Veriore nuk do ta këtë asnjë skuadër edhe këtë vit në këtë garë.

(Kosova Sot Online)