Klopp jep verdiktin e sinqertë për transferimet e Liverpoolit këtë verë

  • S.A /
  • 01 September 2023 - 15:58
 Klopp jep verdiktin e sinqertë për transferimet e Liverpoolit këtë verë

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp u pyet për mendimet e tij mbi biznesin e transferimeve të Liverpoolit në afatin kalimtar të verës, transmeton "Kosova Sot Online".

Reds bënë disa ndryshime në skuadër, ku larguan një numër të madh lojtarësh – shumica nga ta mesfushorë si Jordan Henderson, Fabinho dhe Naby Keita.

Megjithatë, ata transferuan emra si Alexis McAllister, Dominim Szobozsalai, Wataru Endo dhe janë afër të mbyllin marrëveshjen me Ryan Gravenberch dhe kjo i pëlqen trajnerin Klopp.

“Ne duhet të rishpikim ekipin. Mesfusha tashmë është e formua dhe do të jetë krejtësisht e re. Gjatë viteve të fundit ne duhej të bënim të njëjtën gjë me vijën e sulmit”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Zona më e qëndrueshme është padyshim vija e fundit, por tani jo për shkak të lëndimeve dhe pezullimeve. Ne duhej ta bënim këtë në një sezon ku nuk u kualifikuam në Ligën e Kampionëve, që ka një ndikim të madh. E di që njerëzit prisnin që të ishte ndryshe, por kështu është. Kështu që me të vërtetë mendoj se kemi bërë biznes të mirë”.

“Lojtarët që sollëm janë vërtet të mirë, do ta ndihmojnë ekipin, madje do të përmirësohet. Dhe unë mendoj se veçanërisht për Macca dhe Dom, të gjithë mund ta shihnin këtë tashmë. Për Endo, është një hap i madh, një ndryshim masiv në mënyrën se si ai luante dhe në mënyrën se si luajmë, kështu që padyshim që duhet pak kohë për të arritur atje, por nuk është problem”.

“Dhe kështu, më pëlqen shumë skuadra. Kur e shikoj përpara se të fillojmë lojën dhe ju shikoni formacionin dhe, po, opsionet në bankinë ishin në javët e fundit pak të reja, por edhe kjo është e mrekullueshme. Mendoj se të gjithëve u pëlqen kur inkuadrohet Ben Doak dhe kur ai ka minutat e tij në të gjitha këto lloj ndeshjesh. Stefan (Bajcetic) është rikthyer në stërvitje të plotë”.

“Pra, po, u bëmë më të rinj, por duhej. Ne jemi më pak me përvojë, por kjo është normale. Por ne jemi plot dëshirë. Unë e dua këtë ekip”, përfundoi trajneri i Reds.

(Kosova Sot Online  )