Gjykata jep versionin e saj për Rubiales

  • A.P /
  • 01 September 2023 - 20:57
Gjykata jep versionin e saj për Rubiales

Gjykata për Administrim të Sportit në Spanjë ka thënë që puthja e Luis Rubiales në Jennifer Hermoso nuk ishte një “shkelje shumë serioze”

Gjykata, e cila njihet si TAD në Spanjë, e ka hetuar sjelljen e Rubiales në finale të Botërorit të Grave, në të cilën ai me dhunë kapi dhe puthi Hermoson. Sipas asaj që shkruan Marca, një version për këtë është bërë nga TAF që kanë thënë se Rubiales bëri sjellje të “keqe serioze” por “jo shumë serioze”.

FIFA e ka suspenduar Rubiales për 90 ditë, por verdikti nga TAD tani hap mundësinë që Rubiales të rikthehet në rolin e tij të mëparshëm si president i Federatës së Futbollit të tij kur ky dënim kalon. Versioni i sjell nga TAD, megjithatë, mund të sjellë suspendimin e spanjollit përsëri: konsideromi si “shkelje serioze” mund të rezultojë deri në dy vite suspendim.

Guillem Balague raporton së Qeveria spanjolle mund ta suspendonte vetë 46 vjeçarin nëse shkelja do të ishte konsideruar “shumë serioze”, por ata tani nuk mund ta bëjnë këtë, për shkak se ajo cilësohet “serioze”. Pavarësisht kësaj, TAD e ka fuqinë për suspendim dy vjeçar.

(Kosova Sot Online)