Rapidi i dedikon një postim të veçantë Albion Rrahmanit

  • S.A /
  • 02 September 2023 - 11:27
Rapidi i dedikon një postim të veçantë Albion Rrahmanit

Albion Rrahmani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij të parë jashtë Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

Ish-sulmuesi i Ballkanit që në paraqitjet e tij të para me Rapid Bukureshtin ia doli të lë gjurmë, duke dëshmuar aftësitë e tij prej një sulmuesi të madh. Rrahmani shkëlqeu edhe të premten mbrëma, në fitoren 4:0 në derbin lokal ndaj Dinamo Bukureshtit.

Reprezentuesi i Kosovës ishte autor i dy golave. Ai tani numëron katër gola gjithsej, në vetëm dy paraqitje në elitën e futbollit rumun.

Padyshim se kjo është një arsye që klubi i Rapidit të mburret me 24-vjeçarin.

Faqja zyrtare e këtij klubi në “Facebook” ka bërë një postim të tillë sot.

Postimi u bë me një fotografi të Rrahmanit, në një lloj kuizi. “Superliga është në” është pyetja, kurse përgjigja e saktë është “Telashe”. Pra, edhe klubi vlerëson së Superliga është në telashe me sulmuesin kosovar.

(Kosova Sot Online )