
Lexoni edhe:
Rashica i lumtur me golin dhe fitoren, paralajmëron rikthim edhe më të fortë
Ekipet me renome, Interi dhe Milani, do të luajnë mes vete në xhiron e ardhshme në Serie A pas pushimit ndërkombëtar, transmeton "Kosova sot Online".
Të dy skuadrat e kanë filluar në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin, duke regjistruar fitore në tri xhirot e para.
Rashica i lumtur me golin dhe fitoren, paralajmëron rikthim edhe më të fortëLexoni edhe:
Më 16 shtator do të jetë hera e parë në histori që Interi dhe Milani do të përballen me njëri-tjetrin, duke qenë të barabartë me pikë në krye të tabelës.
Interi prin, Milani është i dyti. Të dy skuadrat kanë nga 9 pikë.
“Nerazzurrët” kanë marrë fitore kundër Monzas, Cagliarit dhe Fiorentinas, ndërsa “Rossonerët” kanë mundur Bolognan, Torinon dhe Romën.
(Kosova Sot Online )