Kessie refuzoi gjigantin anglez për Al-Ahlin

  • S.A /
  • 04 September 2023 - 11:24
Kessie refuzoi gjigantin anglez për Al-Ahlin

Barcelona ishte një nga klubet që përfundoi duke përfituar nga blerjet e Arabisë Saudite, pasi shiti Franck Kessie te Al-Ahli, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Madje, raportohet se lojtari refuzoi mundësinë e kalimit në Premierligë, për të shkuar në Lindjen e Mesme.

Sipas “Relevo”, Kessie ishte zgjedhja e parë e Manchester United në mesfushë gjatë verës dhe “Djajtë e Kuq” përputheshin me ofertën prej 16 milionë eurosh të Al-Ahlit për Kessie.

Por, kjo u refuzua kategorikisht nga 26-vjeçari, i cili preferoi një kalim në elitën e futbollit saudit.

Kjo bëri që pastaj Man United të nënshkruajë me Sofyan Amrabat. Në anën tjetër, Kessie nënshkroi kontratë tre-vjeçare me Al-Ahlin.

(Kosova Sot Online )