Ja kush mbetet në Arsenal

  • A.P /
  • 05 September 2023 - 19:40
Ja kush mbetet në Arsenal

Agjenti i Jorginhos, Joao Santos ka konfirmuar që futbollisti do të mbetet në Arsenal dhe nuk do t’i bashkohet Fenerbahçes

Sipas gazetarit turk, Arda Biben, Fenerbahçe janë në kërkim të një numri 6 të ri dhe ata ia kishin vënë syrin yllit të Arsenalit, por agjenti i futbollistit ka konfirmuar se ai mbetet i fokusuar të Arsenali për momentin.

“Jorginho është i fokuzuar në Arsenal, në garën për titull të Premier Ligës dhe Ligës së Kampionëve. Ai nuk do të shkojë në Fenerbahçe”, ka thënë agjenti i lojtarit për TMW.

Jorginho, i cili ka pasur tri paraqitje si zëvendësues këtë sezon në Premier Ligë, ju bashkua Topçinjve gjatë merkatos së janarit nga Chelsea. Ai luajti një rol kyç te Arsenali që ishin në luftë për titull në Premier Ligë deri në fund të sezonit, por arritja e Declan Rice i ka kufizuar minutat e tij këtë sezon.

(Kosova Sot Online)