Tifozët ultra të Sevillës kundër Ramosit

  • S.A /
  • 06 September 2023 - 10:23
Tifozët ultra të Sevillës kundër Ramosit

Biris Norte, tifozët më të zëshëm të Sevillas kanë kundërshtuar futbollistin e fundit të transferuar nga ky klub, Sergio Ramos, transmeton "Kosova Sot Online".

Skuadra spanjolle e kompletoi nënshkrimin me Ramos, i cili u largua nga aty më 2004 për të nënshkruar me Real Madrid, si futbollist pa kontratë. Kjo lëvizje duket se ka hidhëruar tifozët e Sevillas, të cilët asnjëherë nuk hezistuan që të shprehin pakënaqësitë që kanë me mbrojtësin për antagonizmin që ai ka pasur me klubin në të kaluarën.

Biris Norte ka lëshuar një deklaratë ku e kritikon Ramosin për ri sjelljen e tij në grup.

“Si një ultra grup i Sevillas për pothuajse 50 vite, ne dëshirojmë që ta shprehim refuzimin tonë ndaj atyre që e propozuan këtë transfer. Ne nuk jemi të motivuar nga urrejtja apo inati, por nga dashuria dhe krenaria për klubin tonë, historinë e tij dhe tifozët e tij”, kanë shkruar ata.

“Ne besojmë se propozimi dhe nënshkrimi i kësaj kontrate tregon mungesë respekti për vlerat që na bëjnë neve të mëdhenj, për simbolet dhe legjendat që mbrojnë stemën tonë, për qindra Sevillistas të cilët vuajtën përbuzjen e këtij futbollisti në të kaluarën. “Ne mendojmë se nga ky nënshkrim përfitojnë më shumë interesat e disa menaxzherëve të cilët as nuk e kuptojnë as nuk e krahasojnë atë se çfarë e bënë Sevillën të madhe dhe të cilët shikojnë pas interesave të tyre personale apo interesave ekonomike. Ne nuk jemi si ata dhe ne gjithmonë do të jemi krah Sevillas, por jo pro atyre që e njollosin klubin me vendimet e tyre”, thuhet në deklaratën e tifozëve ku goditet menaxhmenti i klubit.

Ramos nuk dihet a do të luan me Sevillan kur ata do të luajnë kundër Las Palmas më 17 shtator.  

(Kosova Sot Online )