Berbatov mbron fansat e Arsenalit

  • A.P /
  • 06 September 2023 - 17:27
Berbatov mbron fansat e Arsenalit

Ish sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov i ka mbrojtur tifozët e Arsenalit të cilët humbën fundin dramatik të fitores së skuadrës së tyre

Tifozët e Arsenalit u panë duke u larguar më herët nga Emirates gjatë ndeshjes së tyre me Manchester United dhe kanë mbetur të zhgënjyer pasi që mbetën pa e parë fundin dramatik të ndeshjes.

Alejandro Gernacho u mendua që e fitoi ndeshjen për mysafirët pasi që shënoi gol, por ai u anulua pasi që ai ishte offside.

Declan Rice dhe Gabriel Jesus shënuan dy gola në ndeshjen shtesë për t’ia dhënë Topçinjve fitore dhe tri pikë. Tifozët e Arsenalit që u larguan më herët u tallën nga ata të cilët nuk u larguan deri në fishkëllimën e fund, por Berbatov thotë se ai e kupton pse ka ndodhur kjo.

“E kuptoj pse tifozët largohen herët. Kjo është një gjë që e bëjnë tifozët edhe të Arsenalit edhe të United dhe e kam bërë edhe vet kur kam parë ndeshje”, tha Berbatov për Betfair. “Ju dëshironi që mos të ju zënë tollovia e trafikut dhe ndonjëherë i humbisni golat që shënohen pas 90 minutave”.

Drama vazhdoi edhe pas përfundimit të ndeshjes, ku menaxheri i Manchester United, Erik ten Hag rënditi një sërë gabimesh që ai mendon se janë bërë nga gjyqtari, përfshirë edhe golin e Gernachos që sipas tij nuk ishte në pozitë jashtë loje.

(Kosova Sot Online)