Rumania – Kosova mbyllet pjesa e parë me rezultatin e barabartë 0:0

  • A.P /
  • 12 September 2023 - 22:36
 Rumania – Kosova mbyllet pjesa e parë me rezultatin e barabartë 0:0

Mbyllet pjesa e parë me rezultatin e barabartë 0:0.

45’+1 Edhe përzgjedhësi Primoz Gliha ndëshkohet me të verdhë shkaku i protestave.

+1 minutë lojë shtesë.

42′ Kosova mbetet me një futbollist më pak.

Është përjashtuar nga ndeshja Vedat Muriqi.

Sulmuesi kryesor i Kosovës u përjashtua në minutën e 42-të pas kartonit të dytë të verdhë.

40′ Edon Zhegrova afër golit. Goditja e tij shkon pranë shtyllës.

37′ Coman provon nga gjuajtja e lirë, por topi shkon lart mbi portë.

32′ Përplasje mes Rrahmanit dhe Coman. Kapiteni i “Dardanëve” ndëshkohet me karton të verdhë. Është ndëshkuar edhe Puscas i rumunëve, i cili u përfshi në rast.

29′ Rast për Muriqin, por fatkeqsisht goditja e tij largohet nga vija e portës rumune. Dragusin ishte ai që largoi topin.

23′ Pasiguri në mbrojtjen tonë, por goditja e Hagit shkon larg portës.

23′ Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të verdhë.

17′ Ndeshja ka rinisur tashmë, pas 40 minutave ndërprerje.

Është vendosur për rinisjen e ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës.

Futbollistët kanë dhjetë minuta kohë për ngrohje dhe pastaj do të luhet sërish ndeshja.

UEFA në raportin e saj ka shkruar: “Për shkak të sjelljes diskriminuese nga tifozët, ndeshja është pezulluar. Informacione të mëtejshme do të vijojnë së shpejti”.

Gjatë largimit të futbollistëve nga fusha, Mërgim Vojvoda është parë duke parë shqiponjën me duar, si kundërpërgjigje ndaj rumunëve.

Ende në pritje të një vendimi final… Ndeshja nuk ka rifilluar akoma!

17′ Ndërpritet ndeshja. Gjyqtari urdhëron ekipet të largohen nga fusha.

Willy Delajod ka vendosur për ndërprerjen e ndeshjes, pasi disa tifozë rumun kanë ndezur mjete piroteknike dhe kanë shfaqur mesazh nacionalist e skandaloz ku thuhet “Kosova është Serbi”

Rumunët nuk ndaluan së brohorituri “Kosova është Serbi”, si dhe “Serbi, Serbi”.

(Kosova Sot Online)