Rumania 0:0 Kosova fillon pjesa e dytë

  • A.P /
  • 12 September 2023 - 22:46
Rumania 0:0 Kosova fillon pjesa e dytë

45′ Fillon pjesa e dytë.

Zëvendësim te Rumania. Largohet Puscas, inkuadrohet Alibec.

Mbyllet pjesa e parë me rezultatin e barabartë 0:0.

45’+1 Edhe përzgjedhësi Primoz Gliha ndëshkohet me të verdhë shkaku i protestave.

+1 minutë lojë shtesë.

42′ Kosova mbetet me një futbollist më pak.

Është përjashtuar nga ndeshja Vedat Muriqi.

Sulmuesi kryesor i Kosovës u përjashtua në minutën e 42-të pas kartonit të dytë të verdhë.

40′ Edon Zhegrova afër golit. Goditja e tij shkon pranë shtyllës.

37′ Coman provon nga gjuajtja e lirë, por topi shkon lart mbi portë.

32′ Përplasje mes Rrahmanit dhe Coman. Kapiteni i “Dardanëve” ndëshkohet me karton të verdhë. Është ndëshkuar edhe Puscas i rumunëve, i cili u përfshi në rast.

(Kosova Sot Online)