Bale 'ngacmon' Arsenalin për transferimin e Brennan Johnson

  • A.P /
  • 13 September 2023 - 21:15
Bale 'ngacmon' Arsenalin për transferimin e Brennan Johnson

Legjenda e Tottenhamit dhe Walesit, Gareth Bale ka ngacmuar Arsenalin për transferimin e Brennan Johnson nga Nottingham Forest në Tottenham

Sulmuesi i krahut i Real Madridit dhe fitues i disa Ligave të Kampionëve, Bale, ka pranuar që ai është i lumtur që bashkëpatrioti i tij ka nënshkruar kontratë për ish klubin e tij Spurs, derisa ka zgjedhur që mos të kalojë tek rivalët e tyre, Arsenal. Johnson u transferua në Spurs nga Fores për 47 milionë funte në ditën e fundit të merkatos.

“Sigurisht! Shumë më mirë së në Arsenal. Ai po ia del mirë. Mendoj që ai loja e tij është në kulm tani, do të bëhet edhe më i mirë”, tha Bale kur u pyet se a është i kënaqur që Johnson i është bashkuar Tottenhamit e jo Arsenalit si Aaron Ramsey.

“Siç e thatë ju, qielli është limiti. Për sa kohë ai luan futboll, përmirësohet dhe ia del mirë, është mirë për Tottenhamin dhe është mirë për Walesin”.

Spurs e kanë filluar sezonin shumë mirë nën urdhrat e menaxherit të ri Ange Postecogloi, duke marrë 10 pikë nga katër ndeshje. Ata janë skuadra e dytë që kanë shënuar më së shumti gola në ligë këtë sezon, pavarësisht së humbën golashënuesin e tyre Harry Kane në verë. Skuadra e Postecoglou arriti edhe një fitore kundër skuadrës se Eric ten Hag, Manchester United. 

(Kosova Sot Online)