Java e katër e Bundesligës gjermane fillon me derbin Bayern Munchen – Bayer Leverkusen

  • A.P /
  • 15 September 2023 - 19:50
Java e katër e Bundesligës gjermane fillon me derbin Bayern Munchen – Bayer Leverkusen

Kjo është një derbi i hershëm i sezonit në Bundesliga ku i pari do të luan kundër të dytit që është Bayern Munchen e që pret në shtëpi njërën prej skuadrave që pritet t’i sfidojë ata për titull në Bundesliga – Bayer Leverkusen

Një nder derbit klasik të Bundesligës ku do të takohen edhe dy rival të vjetër si individ – Harry Kane i Bayernit do të luan kundër Granit Xhakës së Leverkusenit – duke na kujtuar sado pak ato derbit e Londrës Veriore kur kjo dyshe ndanin skuadrat e Tottenham respektivisht Arsenal.

Thomas Tucheli i Bayernit ka bërë një fillim perfekt në tri ndeshjet e para të Bundesligës në këtë sezon, por të gjithë thonë se kësaj here nuk janë favorit që ata ta fitojnë titullin. Që nga sezoni 2018/19 Bayerni ka bërë fillim perfekt duke i fituar katër xhirot e para, por kësaj here është përballë një testi të madh/

Bayerni do të luan kundër një njeriu që e ka sjell në formë Leverkusenin, ish mesfushorin e tyre Xabi Alonso me të cilin ata fituan tri Bundesliga para se ai të pensionohet si futbollist. Këto tri fitore bëjnë që Bayerni të jetë favorit, pavarësisht që skuadra Kuq e Zi ka arritur të bëjë po ashtu një fillim perfekt duke qenë në vendin e parë për momentin – një fillim të tillë e kishte bërë vetëm më 2013/14.

Leverkusen në atë sezon kishte përfunduar në top katër dhe ky është minimumi që at të kërkojnë edhe këtë sezon. Por, Alonso është tip fitues dhe do të luftojë që të fitojë deri në fund.

Kane, Sane, Muller dhe Gnabry janë katërshja sulmuese më të cilët do të sulmojë sonte Bayern Munchen nga minuta e parë.

Xhaka ka startuar në mesfushë për Leverkusen derisa në sulm është Boniface që do të ndihmohet nga dy mesfushorët ofensiv Wirtz dhe Hofmann

(Kosova Sot Online)