Schmeichel kritikon Martinezin

  • A.P /
  • 17 September 2023 - 16:22
Schmeichel kritikon Martinezin

Legjenda e Manchester United, Peter Schmechel e ka kritikuar Lisandro Martinez pasi që Djajtë e Kuq u gjunjëzuan nga Brightoni të shtunën

Ish portieri i United nuk është përmbajtur derisa ka kritikuar mbrojtësin argjentinas për vendimet që ai merr në fushë.

Sipas ish portierit, Martinez është dashur t’i mbyll sulmuesit e Brighton në vend që të “përpiqet që të bëhet hero”.

“Është një gjë që ndodh çdo minutë në Manchester United, janë shumë individualistë. Futbollistët, për shembull, si Martinez përpiqen të bëhen hero dhe fillojnë të shkojnë përpara dhe të bllokojnë. Njerëzit e dinë këtë. Nëse ne e shikojmë atë këtu, ai vendoset në të njëjtën vijë me portierin”, ka thënë Schmeichel për Premier League Productions pas ndeshjes.

“Ai duhet të mbyll hapësirët dhe jo vetëm të qëndrojë aty për të bllokuar. Nëse dëshironi të bllokoni, mos e ktheni trupin, qëndroni drejtë. Qartë, gjërat në Manchester United nuk po shkojnë si duhet”.

Djajtë e Kuq kanë pësuar humbjen e tretë në pesë ndeshjet e tyre të para të Premier Ligës dhe për momentin janë në vendin e 13 me gjashtë pikë. Po ashtu, kjo është humbja e katër me radhe ndaj Brightonit.

(Kosova Sot Online)