Neymar humb kontrollin, rrëzon përtokë kundërshtarin

  • A.P /
  • 18 September 2023 - 22:51
Neymar humb kontrollin, rrëzon përtokë kundërshtarin

Al-Hilal nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Skuadra saudite luajti baras në shtëpi 1:1 me skuadrën nga Uzbekistani, Navbahor Namangan

Te Al-Hilal nuk munguan në formacionin e titullarëve yjet që ka, përfshirë edhe Neymarin.

Braziliani nuk ia doli të ndihmojë skuadrën që të regjistrojë fitore, teksa në një moment atë duket se e lëshuan edhe nervat.

Neymar rrezoi përtokë një futbollist kundërshtar, të cilin pastaj edhe e goditi me top.

(Kosova Sot Online)