Milani ndalet me barazim nga Newcastle United

  • A.P /
  • 19 September 2023 - 20:47
Milani ndalet me barazim nga Newcastle United

Milani dhe Newcastle United kanë ndarë pikët në ndeshjen e tyre të parë për këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “San Siro” përfundoi baras dhe pa gola

“Rossonerët” dominuan në tërësi në këtë përballje, nga fillimi deri në fundin e saj, por nuk ia dolën assesi të gjejnë rrugën për te goli – teksa vlen të theksohet paraqitje mbresëlënëse e portierit Nick Pope.

Të përzgjedhurit e Stefano Piolit regjistruan 25 tentime në total, prej tyre tetë goditje ishin drejt portës.

Në anën tjetër, skuadra angleze nuk është se shfaqi rrezik për portën e italianëve, përjashtuar një tentim të Sean Longstaff në fundin e ndeshjes, që ishte edhe goditje e vetme e regjistruar drejt portës kundërshtare.

Milani dhe Newcastle United tani kanë nga një pikë në Grupin F.

(Kosova Sot Online)