Rodrygo në vend të Salahut

  • A.P /
  • 20 September 2023 - 16:11
Rodrygo në vend të Salahut

Liverpooli është vënë në kërkim të zëvendësuesit të Mohamed Salah, i cili me gjasë është duke e kaluar sezonin e fundit në “Anfield Road”.

Mediumi spanjoll “Fichajes” shkruan se “Reds” e kanë veçuar futbollistin e Real Madridit, Rodrygo si pasardhës të sulmuesit egjiptian.

Por, “Los Blancos” duket se nuk do të heqin dorë nga ylli i tyre i ri për një shumë më të ulët se 100 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse “Të Kuqtë” do të jenë në gjendje ta paguajnë këtë shifër në verën e vitit të ardhshëm.

Salah, nga ana e tij, mund ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, atje ku ka ofertë nga disa klube.

(Kosova Sot Online)