Lautaro Martinez kritikon Interin

  • A.P /
  • 21 September 2023 - 14:21
Lautaro Martinez kritikon Interin

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, ka thënë se nuk është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij dhe barazimin kundër Real Sociedadit.

Interi mbrëmë nuk mori më shumë së një barazim në udhëtim tek Sociedadi (1-1), ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ishte pikërisht Martinez, i cili në lojën shtesë gjeti golin e barazimit duke ia siguruar një pikë skuadrës së Simone Inzaghit.

Sulmuesi argjentinas pas ndeshjes tha se nuk është i kënaqur me lojën që treguan ndaj skuadrës spanjolle. Sipas Martinez, Interi ende duhet të përmirësohet.  

“Nuk jam i kënaqur. Nuk luajtëm mirë. Nuk bëmë atë që kishim përgatitur. Hymë keq në fushë, hasem në vështirësi dhe ne duhet ende të përmirësohemi”, ka thënë Martinez.

(Kosova Sot Online)