Distria Krasniqi siguron medalje në Grand Slam, kalon në finale

  • S.A /
  • 22 September 2023 - 12:49
Distria Krasniqi siguron medalje në Grand Slam, kalon në finale

Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Grand Slamit në Baku të Azerbajxhanit, transmeton "Kosova Sot Online".

Xhudistja kosovare në gjysmëfinale mposhti italianen, Odette Giuffrida.

Kësisoj, Krasniqi tashmë ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë në këtë Grand Slam.

Synimi i Distria Krasniqit tani është që të stoliset me të artën. 

(Kosova Sot Online )