Rrahmani: Gjithmonë falënderoni Zotin

  • A.P /
  • 26 September 2023 - 21:12
Rrahmani: Gjithmonë falënderoni Zotin

Albion Rrahmani po vazhdon shkëlqimin e tij në Rumani, teksa është shndërruar një prej sulmuesve më të rrezikshëm në elitën e futbollit rumun.

Të hënën mbrëma, sulmuesi kosovar shkëlqeu sërish me fanellën e Rapidit të Bukureshtit, duke ndihmuar skuadrën e tij që të regjistrojë fitore ndaj Clujit

Rapidi fitoi me rezultatin 3:1, teksa Rrahmani ishte autor i dy golave dhe një asistimi.

23-vjeçari numëron gjashtë gola dhe një asistim në katër paraqitje për Rapidin në kategorinë e parë të futbollit në Rumani.

Për këtë formë mbresëlënëse, Albion Rrahmani ka një falënderim të veçantë.

“Gjithmonë falënderoni Zotin”, shkroi ai në llogarinë e tij në “Facebook”, teksa postimin e shoqëroi me disa fotografi nga ndeshja e fundit. 

(Kosova Sot Online)