Tifozët e Bayernit protestojnë kundër Federatës

  • A.P /
  • 26 September 2023 - 22:35
Tifozët e Bayernit protestojnë kundër Federatës

Bayern Munichi pritet që të dënohet nga Federata e Futbollit e Gjermanisë (DFB) shkaku i protestës që bënë sonte tifozët e këtij klubi.

“Bavarezët” janë duke zhvilluar sonte ndeshjen në udhëtim ndaj Preussen Munster, të vlefshme për fazës e 1/32 së finales në Kupën e Gjermanisë

Këtë ndeshje e kanë shfrytëzuar tifozët e Bayernit për të bërë një protestë ndaj Federatës gjermane.

Ata hodhën qindra topa tenisi në fushë, me ç’rast ndeshja u ndërpre për pak kohë.

Arsyeja e kësaj proteste thuhet se tifozët e gjigantit gjerman janë kundër zhvillimit të ndeshjes së Superkupës në kohën e ndeshjeve të Kupës.

Sipas “Sport1”, klubi i Bayernit do të dënohet me gjobë prej 65 mijë eurosh për këtë.

Tifozët hodhën 185 topa në fushë dhe dënimi vlen 350 euro për çdo top.

(Kosova Sot Online)