Milan fiton me përmbysje ndaj Cagliarit

  • A.P /
  • 27 September 2023 - 20:45
Milan fiton me përmbysje ndaj Cagliarit

Milan është këndellur pas humbjes së thellë 5:1 ndaj Interit.

Kuqezinjtë triumfuan në udhëtim 1:3 ndaj Cagliarit, në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.

Luvumbo realizoi për t’i kaluar vendasit në epërsi në minutën e 29-të të ndeshjes, para se Okafor të barazonte 11 minuta më vonë.

Në fundin e pjesës së parë, Tomori përmbysi rezultatin dhe kaloi Milanin në epërsi.

Ruben Loftus-Cheek realizoi në minutën e 60-të për rezultatin 1:3.

Me këtë fitore, Milan tani shkon në kuotën e 15 pikëve, aq sa ka edhe Inter, me një ndeshje më pak të luajtur.

(Kosova Sot Online)