Sonte super derbi në Angli, Tottenham-Liverpool

  • S.A /
  • 30 September 2023 - 13:15
Sonte super derbi në Angli, Tottenham-Liverpool

Sonte do të zhvillohet derbi mes Tottenhamit dhe Liverpoolit, që i takon javës së shtatë në Premierligë. Të dyja ekipet e kanë nisur mirë sezonin e ri dhe gjenden në katër pozitat e para në tabelë, transmeton "Kosova Sot Online".

Liverpool është në vendin e dytë me 16 pikë, dy më pak se lideri Manchester City.

Në anën tjetër, Tottenham është në vendin e katërt me dy pikë më pak se ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp.

Ndeshja fillon nga ora 18:30 dhe zhvillohet në stadiumin “Tottenham Hotspur” në Londër. 

(Kosova Sot Online )