Interi sfidon Juventusin për lojtarin e Real Madridit

  • S.A /
  • 02 October 2023 - 11:22
Interi sfidon Juventusin për lojtarin e Real Madridit

Prej tetë vitesh, Lucas Vazquez është pjesë e Real Madridit. Aventura e spanjollit me “Los Blancos” pritet të përfundojë në verën e ardhshme atëherë kur skadon edhe kontrata me kryeqytetasit, transmeton "Kosova Sot Online".

32-vjeçari do të tentojë një eksperiencë në një kampionat të ri dhe nga Italia, Juventus fillimisht e tashmë dhe Inter kanë nisur të studiojnë mundësinë për të nënshkruar me Vazquez.

Mbrojtësi është nga ata lojtarë që mbulojnë të paktën dy pozicione në prapavijë dhe me eksperiencën prej gjithë viteve te Real Madrid, mund t’i shërbejë klubeve italiane.

Mbetet për t’u parë se cila prej klubeve do ta fitojë këtë derbi jashtë fushës ndërsa shumë do të varet edhe nga vetë dëshira e lojtarit.

Në këtë sezon, Vazquez është aktivizuar në shtatë takime në të gjitha kompeticionet me Real Madrid, por trajneri Carlo Ancelotti ende nuk i ka besuar një fanellë titullari me 32-vjeçarin që i ka nisur ndeshjet nga stoli. 

(Kosova Sot Online )