Gjyqtarët turq delegohen për ndeshjen e Ballkanit ndaj Dinamo Zagrebit

  • A.P /
  • 03 October 2023 - 18:13
Gjyqtarët turq delegohen për ndeshjen e Ballkanit ndaj Dinamo Zagrebit

Ballkani është duke u bërë gati për sfidën ndaj Dinamo Zagrebit, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Therandasit e nisën me humbje kampanjën e dytë në fazën e grupeve nga Viktoria Plzen, ndërsa këtë të enjte do ta presin gjigantin kroat në stadiumin “Fadil Vokrri”

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:00.

Dinamo Zagreb vije në kryeqytetin e Kosovës pas fitores në ndeshjen e parë, ndaj Astanas.

UEFA ka zbuluar tashmë edhe emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje.

Atilla Karaoglan do të jetë gjyqtari kryesor, kurse ndihmësit e tij do të jenë Ceyhun Sesiguzel dhe Cevdet Komurcuoglu.

Çagdas Altay është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.

Hakan Ceylan do të jetë në dhomën e VAR-it, bashkë me ndihmësin e tij Koray Gençerler.

(Kosova Sot Online)