Materazzi: Lukaku dy herë tradhtar

  • A.P /
  • 03 October 2023 - 19:51
Materazzi: Lukaku dy herë tradhtar

Në fund të tetorit në ‘San Siro’ do të mbërrijë Roma, ndeshje e madhe që këtë vit do të ketë një të veçantë më shumë përveç përballjes së Jose Mourinhos me skuadrën me të cilën fitoi tripletën në 2010-ën.

Do të jetë edhe hera e parë e Romelu Lukakut që kthehet si kundërshtar në atë që ishte stadiumi i tij deri sezonin e kaluar. Një vizitë për të cilën Marko Materazzi, shprehet pa doreza.

“Si do të pritet Lukaku nga tifozët? Ai e di vetë që keq. Është normale për atë që tradhtoi një herë, u fal dhe pastaj tradhtoi prapë. Nëse nuk shkon përtej kësaj, motivi sportiv ekziston. Tifozeria zikaltër është mjaftueshëm e matur për të ditur që nuk duhet të ketë gjëra që shkojnë përtej ngacmimeve sportive”, tha Materazzi.

Ish-mbrojtësi zikaltër i shpjegon në këtë mënyrë ndjesitë e tij pas çështjes së verës ku Lukaku i mbylli derën Interit për të flirtuar fillimisht me Juventusin dhe duke përfunduar më pas te Roma.

“Ishte diçka e keqe për të gjithë, pastaj rezultatet do të thonë se kush kishte të drejtë. Kur u kthye të gjithë e lëvduan te Interi dhe do të më pëlqente të dija arsyet që e shtynë të vepronte ashtu. Me siguri që një motiv e ka pasur, çdokush di se çfarë është më të mirë për të. Çdokush ecën në rrugën e tij, ai po shënon, shpresoj që të mos ta bëjë ndaj Interit dhe më pas do të shohim se kush ka patur të drejtë”, tha ish-mbrojtësi italian.

(Kosova Sot Online)