Vendimi zyrtar: Pezullohet ndeshja e Trepçës në Izrael

  • S.A /
  • 10 October 2023 - 10:48
Vendimi zyrtar:  Pezullohet ndeshja e Trepçës në Izrael

FIBA Evropa ka njoftuar se të gjitha ndeshjet e skuadrave izraelite në garat evropiane janë pezulluar për momentin, për shkak të situatës në Izrael, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kështu është pezulluar për momentin edhe sfida Hapoel Galil Elion-Trepça, e planifikuar të zhvillohej më 18 tetor.

“Duke pasur parasysh situatën aktuale të sigurisë në Izrael dhe pas rekomandimit të këshilltarëve të saj të sigurisë, FIBA Evropa mori vendimin për të pezulluar të gjitha ndeshjet që përfshijnë ekipet izraelite. Vendimi vlen për të gjitha garat e FIBA Evropës dhe është në fuqi deri në një njoftim tjetër”, thuhet në njoftimin e FIBA-s.

Janë pesë skuadra nga Izraeli që paraqiten në FIBA Europe Cup dhe në EuroCup Women.

Trepça është në grup Hapoel Galil Elion nga Izraeli, ZZ Leiden nga Holanda dhe Gravelines Dunkerque nga Franca.

Përballja e parë dhe historike për klubin mitrovicas do të jetë kundër ZZ Leiden nga Holanda më 25 tetor në “Minatori”.

Kjo është hera e parë që ‘Xehetarët’ janë pjesëmarrës të grupeve në FIBA Europe Cup.

Në grupe do të luajë edhe kampionia e Kosovës, Peja.

(Kosova Sot Online )