'Dardanët' mbërrijnë në Andorrë

  • A.P /
  • 11 October 2023 - 14:15
'Dardanët' mbërrijnë në Andorrë

Kombëtarja e Kosovës ka mbërri në Andorrë, ku nesër mbrëma do të përballet me Kombëtaren vendëse në kualifikimet e Euro 2024.

“Dardanët” u nisën për në Andorrë në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa Federata e Futbollit të Kosovës e publikoi edhe videon e mbërritjes së kontingjentit të ekipit kosovar.

Vedat Muriqi me shokë do ta zhvillojë sot në Andorrë seancën e fundit stërvitore para lojës së nesërme.

Të dy Kombëtaret janë në kërkim të fitores së parë në këto eliminatore.

Kosova i ka 4 pikë, prej tyre 4 barazime e 2 humbje, kurse Andorra i ka 2 pikë, me 2 barazime e 4 humbje.

Ndeshja mes Andorrës dhe Kosovës do të luhet nesër mbrëma duke filluar nga ora 20:45.

Ndërkohë, sipas të gjitha gjasave loja mes Kosovës dhe Izraelit, e paraparë për këtë të diel në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të shtyhet për shkak të luftës që nisi mes Izraelit dhe organizatës palestineze, Hamas. 

(Kosova Sot Online)