Napoli i afrohet Contes

  • A.P /
  • 11 October 2023 - 16:46
Napoli i afrohet Contes

Antonio Conte mund të marrë drejtimin e kampionit të Italisë, Napolit.

Trajneri i njohur italian ka tërhequr interesimin e Napolit, të cilët veçse kanë bërë hapa konkretë.

Do të zhvillohen bisedime direkte, për të kuptuar nëse Conte do të jetë njeriu i duhur për ta zëvendësuar Rudi Garcian.

Ende nuk ka vendim final, pasi që ka shumë gjëra të rëndësishme për t’u diskutuar, para se të avancojnë në bisedimet me Conten.

Kujtojmë se Antonio Conte për dy vite ishte trajner i Tottenhamit, kurse paraprakisht e kishte shpallur kampion të Italisë, Interin.

(Kosova Sot Online)