Fanella e Mbappes nuk është më e shitura te PSG

  • A.P /
  • 19 October 2023 - 22:22
Fanella e Mbappes nuk është më e shitura te PSG

Fanella e Kylian Mbappes nuk është më e shitura te Paris Saint-Germain.

Sipas gazetarit francez Abdellah Boulma, lojtari më i njohur i PSG-së kur bëhet fjalë për shitjen e fanellave është Lee Kang-in, me Mbappe pak pas reprezentuesit të Koresë së Jugut.

Lee iu bashkua PSG-së vetëm këtë verë nga Mallorca, për një tarifë prej 19 milionë funtesh

Ndërsa, Mbappe deri pak para fillimit të sezonit nuk dihej se a do të vazhdonte me klubin parisien apo do të ndryshonte ambient.

PSG gjatë kësaj vere e humbi Lionel Messin dhe Neymarin, dy nga tre yjet e mëdhenj të klubit.

(Kosova Sot Online)