Ja ndeshja më e vështirë në karrierën e Primoz Glihas

  • A.P /
  • 20 October 2023 - 19:01
Ja ndeshja më e vështirë në karrierën e Primoz Glihas

Kombëtarja e Kosovës shënoi fitoren e parë të këtyre kualifikimeve për Euro 2024, duke e mposhtur në udhëtim Andorra.

Kjo ishte edhe fitorja e parë për Primoz Glihan si trajner i Kosovës

E pikërisht këtë ndeshje, Gliha e konsideron si më të vështirën në karrierë, ndonëse “Dardanët” e fituan me rezultat bindës 3:0.

“Gjatë karrierës, si selektor i të rinjve të Sllovenisë, kam fituar ndaj kampiones së botës, Serbisë. Kam barazuar me Francën dhe Portugalinë, por a e dini se cila ishte ndeshja më e vështirë në jetë? Kjo e fundit ndaj Andorrës, të cilën e kemi fituar 3:0. Pikërisht për faktin se i jam frikësuar reagimit të lojtarëve të mi. Jo të tyre, por tanëve. Jam frikësuar se a do ta kemi atë 1 për qind për të cilin flas vazhdimisht”, ka thënë Gliha për Index.hr

Kosova nuk ka pothuajse fare gjasa për kualifikim në Kampionatin Evropian, ndërsa nuk dihet nëse Gliha do të vazhdojë të qëndrojë si trajner i Kosovës edhe pas mbylljes së këtij cikli kualifikues.

(Kosova Sot Online)