Ballkani po mposhtet nga Astana

  • A.P /
  • 26 October 2023 - 19:35
Ballkani po mposhtet nga Astana

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Ballkani-Astana, e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 1:2 në të mirë të ekipit nga Kazakistani

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e shtatë të ndeshjes nëpërmjet Hovhannisyan.

Por, vetëm një minutë më pas, Edvin Kuc shënoi bukur me kokë për të barazuar rezultatin.

E pikërisht me kokë realizoi edhe Beysebekov që riktheu epërsinë e Astanas në minutën e 24-të të ndeshjes.

Lajm i keq ishte për kampionin e Kosovës edhe lëndimi i Vesel Limajt, i cili u desh të largohej nga fusha e lojës në minutën e 38-të.

Në vendin e tij u inkuadrua Bleart Tolaj.

Mbetet të shihet nëse do të ndodhë ndonjë rikthim i madh i suharekasve në pjesën e dytë.

(Kosova Sot Online)