F1/ Alonso tregon mjeshtërinë – humbi kontrollin, por e mbajti makinën larg bordurave

  • S.A /
  • 28 October 2023 - 10:39
F1/ Alonso tregon mjeshtërinë – humbi kontrollin, por e mbajti makinën larg bordurave

Këtë fundjavë, Formula 1 zhvillohet në Meksikë teksa pilotët kanë nisur testet e para në pistën “Hermanos Rodrigues”.

Jo gjithçka shkoi mirë për Fernando Alonson i cili në një prej xhirove në provat e lira humbi kontrollin e Aston Martin në një shpejtësi të konsiderueshme, transmeton "Kosova Sot Online".

Megjithatë, spanjolli vendosi në funksion të gjithë vitet e eksperiencës dhe ia doli që ta mbante makinën larg bordurave dhe të padëmtuar.

Video ka bërë xhiron e medivae botërore ku theksohet se 42-vjeçari i trembi të gjithë, por edhe i gëzoi të gjithë me gjenialitetin që shfaqi në pistë. 

(Kosova Sot Online )