Paris Saint-Germain ka shënuar fitore ndaj Brest

  • A.P /
  • 29 October 2023 - 15:31
Paris Saint-Germain ka shënuar fitore ndaj Brest

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore mjaft të vështirë në udhëtim ndaj Brest.

Parisienët triumfuan 2:3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Ligue 1.

Zaire-Emery dhe Mbappe shënuan për epërsinë e dyfishtë të mysafirëve.

Krejt në fund të pjesës së parë, Mounie ngushtoi epërsinë.

Në minutën e 52-të Le Douaron barazoi shifrat.

Në minutën e 89-të doli në skenë Mbappe që realizoi për t’ia dhënë tri pikët ekipit të tij.

Me këtë fitore, PSG tani ka 21 pikë në vendin e dytë, një më pak se Nice që i prin renditjes tabelare.

Në anën tjetër, Brest mbetet i gjashti me 15 pikë gjithsej.

(Kosova Sot Online)