Liverpooli shënon fitore ndaj Nottingham Forest

  • A.P /
  • 29 October 2023 - 17:25
Liverpooli shënon fitore ndaj Nottingham Forest

Liverpooli ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Premierligë, duke mbajtur hapin kështu me skuadrat që po luftojnë për kreun e tabelës.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp triumfoi sot ndaj Nottingham Forest, në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë.

Ndeshja e zhvilluar në “Anfield” përfundoi me rezultatin 3:0.

Diogo Jota (31′), Darwin Nunez (35′) dhe Mohamed Salah (77′) shënuan golat e fitores për “Të Kuqtë”.

Liverpooli pas kësaj fitore ka 23 pikë dhe momentalisht është i treti në tabelë. Renditja mund të ndryshojë varësisht nga rezultati përfundimtar i derbit mes Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt.

Nottingham Forest ndodhet në pozitën e 16-të me dhjetë pikë të grumbulluara. 

(Kosova Sot Online)