Roma ia cakton çmimin Abrahamit

  • A.P /
  • 31 October 2023 - 18:43
Roma ia cakton çmimin Abrahamit

Roma dhe Chelsea mund të shkëmbejnë Romelu Lukakun dhe Tammy Abraham verën e ardhshme, por “Giallorossi” thuhet se e vlerësojnë sulmuesin anglez me 52 milionë euro.

Mediat angleze raportuan të hënën se Roma dhe Chelsea mund të diskutojnë një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Lukakun dhe Abrahamin në fund të sezonit dhe “Calciomercato” ka konfirmuar sot se ky është një opsion tashmë.

Roma thuhet se dëshiron ta mbajë Lukakun për një kohë të gjatë në “Olimpico”, ndërsa Abrahami shihet si një lojtar që mund të largohet në verë.

Roma po planifikonte të shiste anglezin verën e kaluar, por ai pësoi një dëmtim të rëndë në gju në ndeshjen e fundit të sezonit 2022/23 kundër Spezias.


(Kosova Sot Online)