Real Madridi e rinovon kontratën e Rodrygos

  • A.P /
  • 02 November 2023 - 16:43
Real Madridi e rinovon kontratën e Rodrygos

Real Madrid CF dhe Rodrygo kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e lojtarit, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2028.

 Rodrygo mbërriti në Real Madrid në vitin 2019, kur ishte vetëm 18 vjeç. Ai debutoi me Real Madrid Castilla më 14 shtator dhe më 25 shtator shënoi golin e tij të parë në debutimin e tij zyrtar me Real Madridin.

Në pesë sezonet e tij duke mbrojtur fanellën e ekipit të parë, ai ka luajtur 179 ndeshje, në të cilat ka shënuar 39 gola dhe ka fituar 8 tituj: 1 Champions League, 1 Kupën e Botës për Klube, 1 Superkupë Evropiane, 2 Liga, 1 Copa del Rey dhe 2 Superkupat e Spanjës.
 
Në moshën 22-vjeçare, Rodrygo ka qenë vendimtar në shumë tituj që Real Madridi ka fituar sezonet e fundit. 

Në rrugën për në Kupën e Katërmbëdhjetë Evropiane, Rodrygo shënoi disa gola që i lejuan Real Madridit të kapërcejë ato raunde kualifikuese që tani janë pjesë e historisë së “Los Blancos”. 

Në titullin e fundit të ekipit, Copa del Rey 2023 në Sevilje, ai shënoi dy golat e fitores (2-1) dhe ishte MVP i finales.

(Kosova Sot Online)