Nora Gjakova, e bronztë në Kampionatin Evropian

  • A.P /
  • 03 November 2023 - 19:43
Nora Gjakova, e bronztë në Kampionatin Evropian

Nora Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Montpellier të Francës.

Është kjo medalja e dytë e Kosovës në Evropian, pas medaljes së argjendtë së Distria Krasniqit.

Nora mposhti gjermanen Seija Ballhaus, në garën e saj për medaljen e bronztë.

Kampionia olimpike garoi në kategorinë deri në 57 kilogramë.
(Kosova Sot Online)