Java e shtatë në Superligë nis sot me dy ndeshje interesante

  • S.A /
  • 04 November 2023 - 11:29
Java e shtatë në Superligë nis sot me dy ndeshje interesante

Superliga e Kosovës në basketboll do të vazhdojë këtë fundjavë me ndeshjet e javës së shtatë, me të cilat do të përmbyllet faza e parë e sezonit, transmeton "Kosova Sot Online".

Për ditën e sotme në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje. 

Ndeshja e parë do të zhvillohet në palestrën sportive “Shani Nushi”, mes Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës, me fillim prej orës 17:00. Gjakovarët hyjnë në ndeshje pas fitores ndaj Istogut, kurse prishtinasit pas disfatës në derbi ndaj Pejës. Vëllaznimi deri tash ka regjistruar dy fitore e katër humbje, kurse Prishtina ka bilanc prej katër fitoreve e dy humbjeve. Përballje interesante pritet të jetë edhe mes Proton Cable Prizrenit dhe Istogut, që do të zhvillohet nga ora 19:00, në “Sezai Surroi”. Të dy skuadrat janë me bilanc të njëjtë, me nga pesë humbje dhe një fitore. Në javën e kaluar, PC Prizreni pësoi humbje ndaj Yllit, kurse Istogu u mposht nga Vëllaznimi. Lidhja e Bizneseve: Mungesa e planeve rregullative dhe hartave zonale po dëmton zhvillimin ekonomik

(Kosova Sot Online )