Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve – vëmendja në Milano

  • S.A /
  • 07 November 2023 - 10:41
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve – vëmendja në Milano

Sot (e martë) rikthehen ndeshjet në Ligën e Kampionëve, ku në orar janë tetë takimet për t’u zhvilluar, transmeton "Kosova sot Online".

Pas dy javëve pushim, Liga e Kampionëve kthehet me ndeshjet kthyese ato të raundit të katërt të grupeve.

Ndeshja më interesante padyshim se pritet të jetë ajo në mes të Milanit dhe Paris Saint-Germain, e cila zhvillohet nga ora 21:00.

Takim interesant pritet të jetë edhe ndeshja tjetër e këtij grupi, ku Dortmundi pret në shtëpi Newcastle United nga ora 18:45.

Kampioni në fuqi i Evropës, Manchester City është nikoqir i Young Boys, ndërsa Barcelona luan në udhëtim te Shakhtar Donetsk.

Në takimet tjera Lazio pret Feyenoordin, Porto është nikoqir i Anterpit, RB Leipzig luan në udhëtim te Crvena Zvezda dhe Atletico Madridi e pret Celticun.

(Kosova Sot Online )