
Lexoni edhe:
Amir Rrahmani i pa vendosur, s’e di ende nëse do të luajë për kombëtaren e Kosovës ndaj Izraelit
Ballkani luan sot (e enjte) në udhëtim të Astana në kuadër të ndeshjeve të grupeve në Ligën e Konferencës.
Kampioni i Kosovës është mysafir i ekipit nga Kazakistani në ndeshjen e katërt të grupit C, e cila pritet të zhvillohet në “Astana Arena” nga ora 16:30, transmeton "Kosova Sot Online".
Ekipi i Ilir Dajës vjen në këtë ndeshje pas formës së mirë në kampionat dhe e motivon fakti që ky ekip e mposhti në ndeshjen e fundit në Prishtinë.
Në anën tjetër, vendasit janë të motivuar pas fitores si mysafir i Ballkanit dhe synojnë rezultat pozitiv për të shtuar gjasat për kualifikim në raundin tjetër.
Momentalisht, Ballkani renditet i treti në grup me tri pikë, po aq sa ka Astana e katërta, por edhe Dinamo Zagrebi i vendit të dytë.
(Kosova Sot Online )