Java e tetë në Superligë nis sot/ Vëllaznimi sfidon Pejën, Bashkimi pret Yllin

  • S.A /
  • 11 November 2023 - 09:12
Java e tetë në Superligë nis sot/ Vëllaznimi sfidon Pejën, Bashkimi pret Yllin

Java e tetë në Superligën e Kosovës në basketboll nis sot me dy ndeshje që pritet të jenë mjaft interesante.

Kjo xhiro hapet me përballjen mes Vëllaznimit dhe Pejës, që do të zhvillohet në palestrën sportive “Shani Nushi”, nga ora 17:00, transmeton "Kosova Sot Online".

Pejanët udhëtojnë drejt Gjakovës me një formë fantastike, me shtatë fitore të regjistruara nga po aq të zhvilluara deri më tani.

Edhe gjakovarët po kalojnë formë të mirë së fundmi pasi kanë regjistruar tri fitore rresht, pas serisë prej katër humbjeve. Ndeshja tjetër, që pritet të jetë interesante gjithashtu, do të zhvillohet nga ora 19:00, mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit, në “Sezai Surroi”.

Të dy skuadrat kanë nga tri fitore e katër humbje deri tash. Therandasit udhëtojnë drejt Prizrenit pas dy fitoreve, teksa prizrenasit hyjnë në ndeshje pas tri humbjeve rresht. 

(Kosova Sot Online )