Liverpooli fiton pastër ndaj Brentfordit

  • A.P /
  • 12 November 2023 - 17:40
Liverpooli fiton pastër ndaj Brentfordit

Liverpooli është rikthyer te fitorja në Premierligë, pas barazimit me Lutonin javën e kaluar.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp fitoi me lehtësi sot ndaj Brentfordit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të.

Ndeshja e zhvilluar në “Anfield” përfundoi me rezultatin 3:0.

Mohamed Salah (39’, 62’) dhe Diogo Jota (74’) shënuan golat e fitores për “Të Kuqtë”.

Liverpooli pas kësaj fitore ka 27 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, aq sa ka edhe Arsenali një pozitë më poshtë dhe lideri, Manchester City.

“Qytetarët” momentalisht kanë një ndeshje më pak, të cilën e zhvillojnë sonte ndaj Chelseat.

Brentfordi është i dhjeti me 16 pikë.

(Kosova Sot Online)