Kosova – Izraeli fillon ndeshja

  • A.P /
  • 12 November 2023 - 20:46
Kosova – Izraeli fillon ndeshja

25′ 48% – 52% posedimi i topit në favor të Izraelit.

22′ Zëvendësim i detyruar te Izraeli. Largohet Jehezkel, hyn Kanichowsky

13′ Peretz tenton nga distanca, por goditja e tij e lehtë përfundon në duart e Muriçit.

Dhjetë minutat e parë kalojnë pa ndonjë rast serioz.

1′Nis ndeshja

Koha për intonimin e himneve të dy shteteve.

Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet sonte me Izraelin në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja do të luhet nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”

Fitorja e parë e “Dardanëve” muajin e kaluar ndaj Andorrës i la matematikisht me shpresa për kualifikim historik, megjithatë një gjë e tillë është larg e arritshme.

Aktualisht, Kosova gjendet në vendin e katërt me shtatë pikë, katër më pak se Izraeli, që është i treti në Grupin I, që gjithashtu e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

(Kosova Sot Online)